Zihen për pagesën, bariu me probleme mendore vret një person, plagos baxhanakun e tij
Nuk ndalin vrasjet dhe plagosjet në këto ditë të nxehta të verës.
Krimi i radhës është shënuar në Karaburun të Vlorës.
Mësohet se një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Një person ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur Sedat Vangjelin, ndërsa i plagosur ka mbetur baxhanaku i tij, Bexhet Bodaj.
Dyshimet janë se krimin e ka kryer një bari nga Elbasani, që punonte në atë zonë. Policia mendon se ata kanë pasur një grindje për shkak të pagesës.
Autori i ngjarjes, i cili është identifikuar tashmë nga policia, dyshohet se është me probleme mendore./ep