Studentja: E grabita zviceranin që ti ktheja borxhin 6 mijë euro që i kisha marrë
Studentja e Shkencave Politike në Tiranë, Lorena Ismailaj, e arrestuar pasi akuzohet se ka organizuar grabitjen me armë të një shtetasi zviceran, thotë se e ka bërë këtë veprim për të shlyer borxhin që i kishte marrë zviceranit.
Sipas gazetës Panorama, studentja është shprehur se: I mora 6 mijë euro borxh rreth dy muaj më parë dhe nuk kisha mundësia tia ktheja, ndaj sajova grabitjen.
E planifikova ngjarjen me të fejuarin tim dhe futëm disa persona të tjerë, pasi nuk doja të zbulohesha. Qëllimi im ka qenë që ti grabisnim një shumë parash Andrea Pietro Grassellit dhe unë ti ktheja borxhin me paratë që do ti merrnim, mësohet të ketë thënë vajza në polici.
Ajo ka pohuar se dy nga djemtë që kryen grabitjen e zviceranit në hyrje të pallatit ku ai banonte në rrugën Faik Konica në Tiranë, kishin gabuar pasi kishin përmendur emrin e vajzës, të cilën shtetasi i huaj e njihte.
E arrestuara ka pranuar se prej muajsh ka pasur një marrëdhënie të afërt me 47-vjeçarin nga Zvicra, që kishte ardhur në Tiranë dhe frekuentonte programet mësimore të gjuhës shqipe.
Studentja nga Ura Vajgurore është arrestuar së bashku me të fejuarin, Florenc Marashi dhe tre miqtë e të fejuarit, nga qyteti i Laçit./ep