Zingraf: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, deklaroi sot se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.“Unë shpresoj që bisedimet e anëtarësimit të fillojnë të nisin sa më shpejt. Projekte të tilla si ky i sotmi të çojnë në arritjen e standardeve të BE. Ekspertët gjykojnë se sa i takon përshtatjes së standardeve, dy të treta duhet të realizohen në nivel lokal dhe pjesa tjetër në nivel qendror. Më lejoni që ne emër të Gjermanisë, qeveria federale ka thënë se kushtet për nisjen e negociatave janë plotësuar tashmë. Unë jam optimist për çeljen e negociatave, por duhet patur parasysh se duhet edhe mirëkuptimin e të gjitha vendeve anëtare.” deklaroi nga Maliqi teksa vizitoi një projekt të KFW gjermane për trajtimin e mbetjeve.
I pyetur për shpalljen “non grata” në SHBA të ish-kryeministrit, Sali Berisha nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, Zingraf tha u shpreh se nuk kishte një koment për këtë vendim.