Zgjedhjet për kryetarin e PD-së, kandidatët në garë nisin takimet me anëtarësinë

Nga sot Partia Demokratike ka hyrë zyrtarisht në fushatë për zgjedhjen e kryetarit të kësaj force politike. Në garë për të marrë drejtimin e kësaj partie janë kreu aktual Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj. Zyrtarizimi i katër kandidatëve u bë ditën e djeshme nga Kryesia, duke përjashtuar ish kreun e PD Kukës Ibsen Elezi. Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre dhe kanë afat deri më 11 qershor. Sipas udhëzimit të kryesisë katër kandidatët për kryetarin e PD-së kanë të drejtë të takojnë anëtarësinë dhe të kërkojnë votëbesim për zgjedhjet e 13 Qershorit.