Zjarr i fuqishëm në Elbasan, rrezikohen banesat

Zjarri i përmasave të mëdha ka shkatërruar ullinj, pyje, vreshta si dhe janë rrezikuar seriozisht disa banesa.
Duke qenë se zjarri ishte i përmasave të mëdha, janë dashur të vijnë zjarrfikëse edhe nga Peqini, Librazhdi dhe Gramshi. Policia bëri të mundur evakuimin e banorëve nga banesat e tyre. Nga ndërhyrja në kohë e shërbimeve të zjarrfikëses janë lokalizuar vatrat e zjarrit.
Policia e Elbasanit, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, si dhe pas punës hetimore bëri të mundur identifikimin dhe shoqërimin pranë ambienteve të Drejtorisë së policisë së Qarkut Elbasan, të disa shtetasve të dyshuar si autorë për rënien e zjarrit në fshatin Shalës, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale. /S.Ll/Start/
2011-09-14 17:35