E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, ndalohet një shtetas për zjarrvënie

Një ditë më parë, një sasi e madhe ullinjsh, shkurresh dhe vreshta u shkrumbuan nga flakët në fshatin Shalës.

Pas punës së kryer nga ana e policisë, u bë e mundur zbardhja e kësaj dhe arrestimi ne flagrancë i autorit përgjegjës së kësaj ngjarje i cili është shtetasi Bajram Shënkolli, 51-vjeç, banues në fshatin Shalës-Elbasan, i cili akuzohet për zjarrëvënie.

Zjarri i përmasave të mëdha ka shkatërruar ullinj, pyje, vreshta si dhe janë rrezikuar seriozisht disa banesa.  Duke qenë se zjarri ishte i përmasave të mëdha, janë dashur të vijnë zjarrfikëse edhe nga Peqini, Librazhdi dhe Gramshi. Policia bëri të mundur evakuimin e banorëve nga banesat e tyre. Nga ndërhyrja në kohë e shërbimeve të zjarrfikëses janë lokalizuar vatrat e zjarrit.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-15 08:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›