Rasmusen nesër viziton Kosovën
PRISHTINE- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, do të udhëtojë nesër drejt Prishtinës. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e Aleancës ushtarake Veri-Atlantike.
Gjatë qëndrimit në Kosovë Rasmusen pritet ta takojë komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-majorin, Erhard Drevz, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekun dhe përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare.
Vizita e Rasmusen vjen në një kohë kur situata në veri të Kosovës është e tensionuar pas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës se nga e premtja do të hapen vendkalimet kufitare 1 dhe 31. Autoritetet e rendit në Mitrovicë njoftojnë për rritje të tensioneve dhe bllokim të disa rrugëve lokale në veri, nga serbët.
Kthimi i policisë dhe doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31, në veri të Republikës së Kosovës, duhet të realizohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in”.
(s.g/rel/balkanWeb)