E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i madh në një servis automjetesh në Gjirokastër, digjet magazina, shpëtojnë dy pallatet pranë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatw mesnatws një servis automjetesh në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Flakët dhe retë e dendura të tymit mbuluan zonën pranë aksit kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, ndërsa në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për vënien e situatës nën kontroll.

Për shkak të situatës, u ndërpre edhe furnizimi me energji elektrike në zonë.

Sipas njoftimit të Shërbimit Zjarrfikës, nga zjarri është djegur vetëm magazina e servisit.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve drejt dy pallateve të banimit që ndodheshin pranë objektit.

Ndërkohë, organet ligjzbatuese kanë nisur punën për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›