E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Hekal, 10 hektarë nën “pushtetin” e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të quajtur “Qafa e Vidhit”.

Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 6 mjete zjarrfikëse të Ballshit, Patosit, Roskovecit e Albpetrolit të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›