E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr masiv në aeroportin e Nairobit

Një zjarr masiv ka shkaktuar mbylljen e aeroportit ndërkombëtar të Nairobit Jomo Kenyatta, i cili është njëra nga qendrat më të mëdha të transportit në Afrikë.

Përveç aterimeve emergjente, të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë aerportit janë anuluar, ka thënë Mutea Iringo, zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Kenias.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit ndërsa deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›