E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr në Belsh/ Digjen hektarë me ullishte dhe agrume (Pamjet)

Mesditën e sotme një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe agrume territorin e Bashkisë Belsh.

Era e fortë dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen me shpejtësi të flakëve në të gjitha drejtimet duke djegur në pak kohë disa hektarë me ullishte dhe agrume.

Për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë mobilizuar forcat dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës të bashkive Belsh, Kuçovë e Cërrik. Në ndihmë të tyre në terren janë edhe dhjetëra banorë të zonës dhe punonjës të shërbimit pyjor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›