E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të pasigurta planet për në Hënë dhe Mars

Një panel i Shtëpisë së Bardhë, i përbërë nga ekspertë të pavarur të hapësirës, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me planet e NASA-s për të rivizituar Hënën, apo për të filluar një mision pa pilot në Mars. Paneli thotë se buxheti aktual i NASA-s prej 18 miliard dollarësh nuk është i zbatueshëm. Raporti i paraqitur Presidentit amerikan Barak Obama sugjeron se rruga e vetme përpara është rritja e financimeve për NASA-n, ose bashkëpunimi me kompani private për kryerjen e fluturimeve komerciale në hapësirë. Ekspertët thonë gjithashtu se Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor të mbahet i hapur deri në vitin 2020, në vend që të mbyllet brenda 6 vjetësh. Pesë vjet më parë Presidenti Bush paraqiti një vizion largpamës për të kthyer në Hënë astronautët deri në vitin 2020. Kjo kishte si qëllim të ishte etapa e rradhës për misionin e ardhshëm, uljen në Mars.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›