E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Llaman të Himarës, era favorizon flakët dhe rrezikojnë zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit, në Himarë.

Flakët janë shfaqur rreth orës 09:00 dhe, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në terren.

Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Janë duke u djegur shkurre, por dhe pemë që ka kjo zonë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›