E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Mallakastër, flakët përfshijnë sipërfaqe me pisha, ullinj e shkurre

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Një sipërfaqe me pisha, ullinj dhe shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Çërrilë të Mallakastrës.

Sipas medieve, në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, efektivë të Policisë dhe banorë të zonës, të cilët janë angazhuar në përpjekjet për neutralizimin e flakëve.

Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer, ndërsa zjarri ndodhet larg zonave të banuara dhe për momentin nuk raportohet rrezik për banesat.

Forcat në terren vijojnë punën për vënien nën kontroll të situatës.

Mediet informojnë se zjarri ndodhet larg zonës së banuar dhe deri në këto momente nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë ndaj banesave.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›