E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Muriqan, digjen 1 ha me shkurre

SHKODËR- Rreth 1 ha shkurre janë djegur sot në kodrën e Muriqanit, në komunën Ana e Malit në Shkodër. Zjarri, i cili është shfaqur jo larg pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, në faqen e kodrës pas saj është përhapur me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era. Kanë qenë banorët e zonës dhe efektivat e policisë kufitare, ato që kanë ndërhyrë të parët për shuarjen e zjarrit, duke përdorur mjete rrethanore. Zjarrfikëset e ardhura nga Shkodra kanë mundur të ngjiten deri në një pjesë të terrenit të thyer dhe së bashku me komunitetin kanë mundur që pas rreth 2 orësh ta shuajnë zjarrin. Pjesa e djegur është shkurre dhe nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›