E Diel, 1 Nëntor 2026

Vaksina, OBSH: Kompanitë farmaceutike s'kanë nënshkruar me Shqipërinë

TIRANË- Deri tani ka vetëm tentativa por asgjë të nënshkruar për sigurimin e vaksinës kundër gripit të derrave. Drejtori i OBSH-së për Shqipërinë Anshu Banerjee thotë se "kompaninë farmaceutike janë të predispozuara që të nënshkruajnë me vendet e mëdha që kanë edhe më shumë njerëz të prekur". Ndërkohë që rekomandon që vendet e rajonit të bënin një porosi të përbashkët për vaksinën.

Vaksina është tashmë në fazën e testimit dhe mjaft vende janë të interesuara për ta pasur atë. Ndërkohë OBSH-ja do të marrë një sasi vaksine, por ajo do te rezervohet per vendet e varfra dhe ato me numër te madh të prekurish.

"Për Shqipërinë është e rëndësishme që ministria ka kontaktuar me disa vende dhe ne po punojmë së bashku për të marre një pjesë të vaksinave. Eshtë e rëndësishme të negociojmë që vendet e vogla të mund të sigurojnë vaksinën. Vendet e rajonit p.sh mund të bashkohen dhe të porosisin së bashku një sasi vaksinash, çka do të rriste numrin dhe do të ishte në interes të firmës farmaceutike. Kjo është diçka me të cilën duhet të punojmë. Për momentin vendet po veprojnë në bazë kontratash individuale", tha, përfaqësuesi i OBSH-se në Tiranë.

Nëse do të sigurohen vaksinat, rekomandohet që në fillim t'i përdorin punonjësit e shëndetësisë, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›