E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Pukë, digjet shkolla

Një shkollë në fshatin Lumardh të Pukës, ne Bashkinë Fushë Arrëz është djegur tërësisht nga një zjarr i fuqishëm, i cili shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zjarri mësohet se ka rënë rrreth orës 4:00 të mëngjesit, duke përhapur panik tek banorët e zonës. Kanë qenë pikërisht banorët, të cilët janë përpjekur të shuajnë flakët, ndërkohë më pas kanë lajmëruar dhe zjarrfikësit.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, dhe nga hetimet paraprake bëhet me dije se shkak i zjarrit kanë qenë luhatjet e tensionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›