Wolfarth-Sequi: Vendorët të qeverisin larg ndikimeve partiake
TIRANË- Qeverisje vendore të përgjegjshme, transparente dhe larg përkatësisë partiake kanë kërkuar sot ambasadori i BE Etore Sequi dhe OSBE Eugen Wollfarth, në takimin e zhvilluar sot në Tiranë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës ne bashkepunim me Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore.
Kreu i prezencës së OSBE në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar një qeverisje vendore larg militantizmit politik si dhe një përfshirje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje.
“Ndihmoni qytetarët të përfshihen në vendimarrje, për të ndërtuar ambient pune profesional, jepini zgjidhje vështirësive në komunitetet për të ndërmjetësuar për nevojat me qeverisjen vendore dhe për të përshpejtuar bashkëpunimin pavarësisht barrierave politike në përfitim të komuniteteve tuaja”- theksoi ambasadori i OSBE.
Ambasadori i OSBE nënvizoi avokatësinë ndaj nevojace dhe punën përtej ndikimeve politike si dy kritere të rëndësishme të punës së një drejtuesi vendor.
“Ju nevojitet një organizëm bipartizan kombëtar për të bërë avokatinë për ju e të shtrini shërbimet. Pavarësisht ndasive politike loboni bashkë në nivelet qëndrore, duke qenë konstruktivë dhe jo militantë”- nënvizoi Wolfarth.
Nga ana e tij kreu i prezencës së BE në Tianë, Etore Sequi duke kërkuar përgjegjshëmri dhe tranparencë në punën e vendorëve ka kërkuar një bashkëpunim më të madh në pushtetin lokal.
“Duhet të përmirësohet shërbimi publik ndaj për këtë arsye duhet të plotësohen dy kushte, transparenca dhe përgjegjësia. Të plotësohen kushtet e Kopenhagenit. Të sapozgjedhurit do i inkurajoja që të bëjnëi reformën e decentralizimit dhe të bënit më të mirën në punën tuaj”,- kërkoi ambasadori i BE.
(e.m/BalkanWeb)