Wikileaks: Arjan Selimi trafikoi në SHBA 1 ton marijuanë
TIRANË- Në një telegram të Ambasadës Amerikane të publikuar pak kohë më parë nga Ëikileaks, përmendet Arjan Selimi dhe rasti i dhunimit të tij nga polica, duke i vënë theksin artikujve të publikuar në mediat e vendit për nisjen e hetimit për këtë rast.
Në këtë telegram që mban datën 02/06/2006, ambasadorja Ries shkruan se Selimi kërkohej nga SHBA-ja për trafikimin e 1 ton marijuane.
“Media shqiptare ka raportuar gjerësisht mbi aludimet se policia ka keqtrajtuar një të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe një të arratisur nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara. Më 19 maj 2006, Armando Andoni, (i lindur më 09 qershor 1974, i njohur edhe si Arjan Selimi apo Brian Foster Byrke), një i arratisur që kërkohet nga Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së, u dërgua para një gjykatësi shqiptar për t’i marrë shenjat e gishtave, në mënyrë që të konfirmohej identiteti i tij”,- thuhet në kabllogramin e ambasadës amerikane.
Media raportoi se në përpjekje për të shmangur marrjen e shenjave të gishtave, Andoni bëri përpjekje që tëshmangte një akt të tillë dhe për këtë arsye ai u konfrontua me policët. Andoni i rezistoi me dhunë zhvendosjes nga qelia.
“Shënim: I lindur në Shqipëri, Andoni dhe familja e tij u vendosën në SHBA në vitin 1986. Më 1998-ën, Andoni u arrestua në Miçigan për shpërndarjen e afërsisht 1 mijë kg marijuanë. I liruar me kusht, ai u arratis nga SHBA-ja. Pasi u kthye në Shqipëri, ai mori emrin Arjan Selimi”,- thuhet në materialin e bërë pubik nga Wikilekas.
Më 22 maj, grupi shqiptar i të Drejtave të Njeriut lëshoi një deklaratë publike, për të denoncuar aktin e dhunës që e karakterizoi si dhunim të të Drejtave të Njeriut. Nga hetimet doli se plagët e Andonit nuk mund të ishin vetëshkaktuar, siç ishte sugjeruar nga policia.
Ndërkohë në kabllogramin e ambasadës amerikane flitet edhe për vido skandalin që i ndjeri Arjan Selimi regjistroi me të dahurën e tij Inis Gjoni, ku ciofti shfaqej i zhveshur duke thithur kokainë.
(e.m/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Wikileaks: Arjan Selimi trafikoi në SHBA 1 ton marijuanë