Berisha shkon ne Estoni takime me drejtues te shtetit ish-Sovjetik

Estoni 16 Nentor 2010 NOA - Presidentja e Fondacionit Kulturor Nene Tereza Liri Berisha ndodhet ne kryeqytetin e Estonise Tallinn per nje vizite me ftese te Kryetarit te Grupit Parlamentar Estoni-Shqiperi Rain Rosimannus. Vizita kishte per qellim hapjen e ekspozites kushtuar jetes dhe vepres te humanitares shqiptare Nene Tereza.
Ekspozita u hap ne nje nga ambjentet me prestigjoze te Parlamentit te Estonise ku moren pjese Kryetarja e Parlamentit Ene Ergma Zv. Kryetarja e Parlamentit Keit Pentus perfaqesues te grupeve parlamentare deputete ambasadore perfaqesues te institucioneve dhe komuniteteve fetare ne Estoni si dhe miq e te ftuar.
Ceremonine e hapi Kryetarja e Parlamentit Estonez Ene Ergma e cila gjate fjales se saj falenderoi Zj. Berisha per hapjen e ekspozites ne Estoni dhe si theksoi nder te tjera se Nene Tereza eshte nje figure e shquar e cila i perket jo vetem Shqiperise por mbare botes.
Zj. Berisha gjate fjales se saj falenderoi perfaqesuesit e Parlamentit Estonez per mbeshtetjen e tyre ne hapjen e kesaj ekspozite si dhe te gjithe te pranishmit ne ekspozite duke shprehur qe Nene Tereza perfaqeson dhe mbart vlerat me te mira humane dhe njerezore te kombit shqiptar dhe kjo na ben te ndjehemi krenare per origjinen e saj shqiptare.
Gjithashtu pershendeten ekspoziten dhe Kryetari te Grupit Parlamentar Estoni-Shqiperi si dhe Z. Philippe Jourdan perfaqesues i larte i Kishes Katolike ne Estoni.
Gjate vizites ne Estoni Zj. Berisha pati takim me Kryetaren e Parlamentit e cila u impresionua nga kultura e pasur e kombit shqiptar pjese e se ciles eshte Nene Tereza dhe familja e saj.
Zv. Kryetarja e Parlamentit shtroi nje dreke ne ambientet e Parlamentit ku ishin te pranishem perfaqesues te te gjithe spektrit politik ku nder te tjera u bisedua per zhvillime te perbashketa ndermjet dy vendeve. Gjithashtu Zv. Kryetarja e Parlamentit pergezoi Zj. Berisha per ritmet e shpejta te zhvillimit ekonomik dhe atij te turizmit.
Me pas Zj. Berisha u prit dhe nga Drejtoresha e Pergjithshme e Politikave per Europen ne Ministrine e Puneve te Jashtme e cila shprehu kenaqesine dhe uroi per liberalizimin e vizave.
Gjithashtu gjate vizites ne Estoni Zj. Berisha vizitoi dhe Spitalin e Femijeve te Estonise ku u njoh nga afer me sherbimet e ofruara ne te gjithe pavionet e ketij spitali.
e.v/NOA