Zjarr në hekurudhë, digjen 500 metra të Tiranë-Shkodër
Zjarri u lokalizua nga banorët e fshatit Muriq dje rreth orës 16:00, të cilët njoftuan zjarrfikësen e më pas filluan të ndërhyjnë me mjete të rastit për te vënë flakët nën kontroll, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse.
Mësohet se zjarri ka dëmtuar rreth 500 metra të hekurudhës, ndërsa mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një pakujdesie. Ndërkohë burime nga drejtoria e hekurudhave në Shkodër bëjnë të ditur se nuk ka patur probleme me kalimin e trenave të linjës Tiranë-Shkodër.