E Martë, 3 Nëntor 2026

Rrjedhje gazi në Thumanë- Policia shoqëron pronarin e pikës së tregtimit të gazit

Në Mamurras dhe Fushë Mamurras, mësuesit kanë ndërprerë orët e mësimit, dhe nxënësit janë nxjerrë nga shkolla gjatë të enjtes për shkak të ajrit të ndotur në zonë dhe erës së padurueshme.  

Bashkia e Kurbinit tha se struktura e mbrojtjes civile e njoftuar për rastin verifikoi situatën në terren, ku konkludoi  se burim i ndotjes ishte një pikë gazi në zonën e Thumanës në  Krujë.

Nga hetimet e para dyshohet për një rrjedhje gazi aksidentale, ndërkohë që policia ka shoqëruar pronarin e  pikës së tregtimit të gazit dhe po kryen verifikimet.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›