E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarr në një dhomë në repartin e kirurgjisë në Shkodër, drejtori Halluni : S’ka pacientë të lënduar, situata nën kontroll!

Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Senad Halluni ka dalë para mediave dhe ka dhënë më shumë hollësi rreth ngjarjes në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku një nga dhomat e repartit të kirurgjisë u përfshi nga flakët. 

Ai tha se nuk ka pacientë të lënduar dhe se situata është nën kontroll.

“Zjarri ka rënë në një dhomë në repartin e kirurgjisë. Zjarrfikësja është lajmëruar në kohë rekord dhe është ndërhyrë menjëherë. Transportimi i pacientëve është bërë menjëherë në pjesën tjetër” tha drejtori i spitalit.

Sikurse edhe policia, Halluni u shpreh se po punohet për gjetjen e shkakut ndërsa situata është në kontroll.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›