E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarr në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal Shkodër

Reparti i kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës është përfshirë pasditen e të shtunës nga zjarri.

Zjarri ka rënë në dhomën e një prej mjekëve, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. 

Shkak është bërë një kondicioner që ështe përfshirë nga zjarri e më pas flakët janë përhapur. 

Reparti zjarrfikës ka ndërhyrë  me shpejtësi duke vënë nën kontroll flakët.

Disa dëme materiale janë shkaktuar në dhomën e mjekut.

Në momentin që ka rënë zjarri, pacientët dhe stafi i infermierëve dhe mjekëve janë zhvendosur në një mjedis të sigurtë të spitalit dhe nuk ka pasur probleme. Por ngjarja ka sjellë kaos dhe frikë tek pacientët.

Ekspertët po shqyrtojnë shkaqet e zjarrit. Dyshohet për mbikangarkesë elektrike në paisje për shkak edhe të temperaturave të ulta.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›