Zjarr në një magazinë në Sarandë, raportohen vetëm dëme materiale

Një godinë në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët.Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:45, ndërsa mesohet se godina ishte nje magazinë, në të cilën kishte materiale mobilierie.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrëfikëse, të cilat kanë bërë te mundur dhe shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale. Sipas burimeve nga policia dyshohet se zjarri është shkaktuar nga luhatjet e tensionit.