Durrës, plagos me çifte djalin e xhaxhait, shpallet në kërkim

Një person ka mbetur i plagosur mbasditen e së martës në Durrës. Ngjarja është regjistruar vetëm pak minuta më parë pranë shkollës 9-vjeçare në Xhafzotaj, ku shtetasi Gazmend Markaj 40 vjeç është qëlluar me armë zjari cifte, duke mbetur i plagosur.
Markaj është transportuar menjëherë drejt spitalit të Durrësit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjnë të ditur se gjendet i shtruar në sallën e reanimacionit. Policia e Durrësit e mbërritur në vendngjarje raporton se 40 vjecari dyshohet të jetë plagosur nga djali i xhaxhait të tij, Musa Markaj.
Blutë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar për plagosjen, ndërsa nuk dihen ende arsyet se pse Musa Markaj ka ndërmarrë këtë akt.