Aksidentoi për vdekje 2 persona në Karbunarë, arrestohet autori

Arrestohet autori i aksidentit të së hënës në Karbunarë të Lushnjës, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Efektivët e policisë së Lushnjës kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit të aksidentit, 41 vjeçarin, Altin Nezha.
Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të hënës Altin Nezha me mjetin e tij me targa AA 310 EN aksidentoi për vdekje shtetasit Tomor Nezha dhe Fatmir Daja, ndërsa plagosi dy të tjerë. Dy viktimat dhe të plagosurit udhëtonin në dy dy motoçikleta, teksa janë përplasur nga 41 vjecari.
Menjëherë pas aksidentit Altin Nezha sëbashku me mjetin e tij është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe në sajë të kërkimeve dhe postoblloqeve të policisë u bë i mundur arrestimi i tij gjatë ditës së sotme.