E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr në një pallat në Lezhë, banorët dalin jashtë

Kabina elektrike e një pallati në lagjen Besëlidhja të Lezhës është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes.

Banorët dolën jashtë për shkak se tymi depërtoi brenda ambjenteve por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Për shkak të ketij incidenti u shkëput energjia elektrike dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë për të vënë nën kotroll flakët dhe ndihmuar në normalizimin e situatës.

Për shkak të dëmtimit të kabinës, disa pallate kanë mbetur pa energji dhe grupet e OSSHE janë duke punuar për rikthimin e energjisë. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në kabinën elektrike që ndodhet në bodrumin e pallatit që solli më pas edhe përhapjen e flakëve brenda saj.

Zjarrfikësit ndërhynë për të nxjerrë nga ballkonet e tyre disa banorë pasi kalimi nga shkallet ishte i vështirë për shkak të tymit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›