Zjarr ne shtepi demtohet rende foshnja 18-muajshe
Nje foshnje nje vjece e gjysme ka pesuar plage te renda djegieje nga nje zjarr i rene aksidentalisht ne banesen ku jetonte. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Gorishove te Komunes Cakran ne Rrethin e Fierit rreth ores 1600 te dites se djeshme. Vogelushja me inicialet A.M. eshte transportuar ne gjendje kritike per jeten ne spitalin rajonal te Fierit. Sipas burimeve spitalore foshnja eshte paraqitur me plage zjarri ne fytyre koke dhe duar.
Ajo eshte derguar menjehere ne repartin e reanimacionit ku dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve. Sipas gjyshit te saj Merdan Merdani mesohet se zjarri ka qene aksidental. Vogelushja ka qene ne nje divan qe ndodhej ne nje nga dhomat e katit te pare te nderteses trekateshe ku jetonte familja Merdani. Ndersa ajo ishte e shtrire i vellai pak me i madh 3 vjec ishte duke luajtur me shkrepese qe prinderit e kishin harruar ne dhome. Si pasoje e lojes se pakontrolluar zjarri ka perfshire divanin ku qendronte vogelushja dhe nje pjese te orendive te dhomes duke rrezikuar keshtu jeten e foshnjes. E ema Gena ka pare tymin dhe eshte sulur brenda shtepise dhe ka therritur vjehrrin. Se bashku me te kane arritur te nxjerrin vogelushen nga tymi dhe zjarri. Me pas jane nisur urgjent drejt spitalit rajonal te Fierit. Mjeku qe po merret me rastin e vogelushes nga fshati Gorishove eshte shprehur se djegiet jane te renda dhe femija ka nevoje edhe per nderhyrje plastike. Sipas deshmive te familjareve shkak ka qene pakujdesia e prinderve qe kishin lene shkrepesen ne menyre te shkujdesur ne divanin ku qendronin femijet.
.