Vokshi Incidenti i rende ne Kosove autoritetet kosovare abuzuan me mua
Deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi sqaroi dje ne nje konference per shtyp incidentin ne te cilin u perfshi me autoritetet kosovare ne piken kufitare te Vermices. Duke mos dhene detaje rreth ketij incidenti qe ka prekur edhe sferat e larta te shtetit deputetja Vokshi leshoi akuza te ashpra ndaj autoriteteve policore e gjyqesore te Kosoves. Diten e diel date 14 nentor 2010 po udhetoja per ne Kosove per nje vizite te shkurter jozyrtare me motren dhe dy mikeshat e mia me deshiren dhe mallin per vendin e origjines se prinderve te mi. shte e vertete qe ne kufirin me Kosoven ne Vermice ka ndodhur nje incident shume i rende me policine kufitare kosovare. Disa autoritete kosovare te policise dhe gjyqesorit kane abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnje te drejte elementare themelore njerezore ndaj meje jo si deputete por si femer dhe si qytetare shqiptare tha Vokshi. Deputetja e PD-se informoi me tej se ajo ka vene ne dijeni kreret e shtetit per kete ngjarje dhe pret qe ajo te sqarohet ne nivel nderqeveritar. Per kete ngjarje te shemtuar kam vene ne dijeni Kryeministrin e vendit kryetaren e Parlamentit ministrin e Brendshem ministrin e Drejtesise ministrin e Puneve te Jashtme drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit. Meqenese kjo ngjarje ndermjet te tjerash po sqarohet ne nivel nderqeveritar do te preferoja qe per momentin te mos jap me shume sqarime ne respekt te konfidencialitetit te procedurave te nisura shtoi Vokshi. Me tej ne kete deklarate deputetja u shpreh se ajo nuk ka fyer autoritetet kosovare dhe nuk ka refuzuar kontrollet e makines apo dokumentacionit sic u pretendua. Deklaroj para publikut shqiptar dhe kosovar se nuk eshte e vertete qe kam thyer rregullat dhe procedurat e policise kufitare kosovare nuk eshte e vertete qe kam refuzuar kontroll te dokumenteve apo te makines me te cilen udhetoja e mbi te gjitha nuk eshte e vertete qe kam fyer cilindo zyrtar te policise kufitare kosovare tha deputetja e PD-se. Ajo me tej paralajmeroi se ne rast se kjo ngjarje nuk do te zbardhet dhe nese nuk do te kete nje qendrim publik nga qeverite e vendeve per kete incident do te tregoje detajet e hollesishme te incidentit. Kam bindjen e plote qe qeveria shqiptare dhe kosovare shume shpejt do te kene nje prononcim publik ne lidhje me kete incident. Ne te kundert une personalisht do te bej publike detajet e hollesishme dhe rrethanat qe cuan ne kete ngjarje te jashtezakonshme. Do ta bej kete ne emer te mbrojtjes se emrit nderit moralit dhe dinjitetit tim perfundoi deklaraten deputetja Vokshi. Incidenti ne levizje kreret e shtetit
Pas lajmit te ndalimit te deputetes se PD-se Vokshi nga autoritetet kosovare nderhyne edhe kreret e shtetit shqiptar. Ashtu sic e pranoi edhe deputetja e PD-se per venien ne dijeni te drejtuesve kryesore te qeverise mesohet se dy kryeministrat Berisha e Thaci kane pasur nje bisede telefonike per kete ngjarje. Nga ana tjeter nje takim informal eshte bere edhe ne Kukes mes dy ministrave te Brendshem te te dy vendeve. Ajo qe eshte kerkuar nga deputetja e PD-se eshte qe kjo ngjarje te zbardhet deri ne detaje te zbulohen e te kerkojne te vihen para drejtesise si ata qe e planifikuan ashtu edhe ata qe e ekzekutuan kete incident.