E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ndërhyrje për izolimin e flakëve

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Sipas medieve, për shkak të temperaturave të larta dhe erës, flakët po përhapen me shpejtësi, duke iu afruar zonës së banuar dhe duke krijuar rrezik për qytetarët dhe banesat pranë.

Në vendngjarje po ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me forcat e Policisë, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave.

Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe eliminimin e çdo rreziku për zonën e banuar.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›