Maqedoni, Jankullovska: Zbuluam profilin e vrasësit
SHKUP- Ministrja e Brendshme e Maqedonise, Gordana Jankullovska deklaroi sot se hetimet kanë shënuar përparime lidhur me zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Ministrja Jankullovska gjithashtu bëri të ditur se është definuar edhe profili i kryerësve të vrasjes, por jo edhe identiteti i tyre, informon agjencia maqedoniase e lajmeve Ina.
Ajo nënvizoi se gjithashtu se 10 kilometra nga vendi i vrasjes është gjetur një makinë, e cila dyshohet se ishte përdorur nga vrasësit.
“Nuk mund të japin detaje më shumë lidhur me profilin e vrasësve, pasi që akoma po përpunohen dëshmitë materiale. Deri tani në bisedë informative janë marrë mbi 100 veta, por nuk ka të dyshuar. Dëshmi kyçe do të jenë ato të të afërmve të familjes së viktimave”, theksoi ministrja Jankullovska.
Sipas saj, të gjitha skenaret janë akoma të hapura, ndërsa shtoi se ndaj viktimave është shtënë nga tre anë dhe me tre lloj armësh. Sic njofton ajo, më parë janë vrarë të rinjtë e më pas peshkatari i moshuar.
Jankullovska porositi se vrasësit do të kapen dhe do të dënohen më ashpër.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vrasja e pesfishtë, Fajon thirrje për vetëpërmbajtje maqedonasve