E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr tek Shkëmbi i Kavajës, rrezikohen dy banesa

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Një banesë në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë  papritur nga flakët, duke vënë në rrezik dhe dy banesa që ndodheshin pranë. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëseve të cilat kanë bërë të mundur evakuimin e personave që ndodheshin brenda në banesë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Për afro një orë zjarrfikësit kanë punuar për shuarjen e flakëve, ndërkohë që terreni kodrinor ka vështirësuar ndërhyrjen. Në rrezik kanë qenë dy shtëpi, të cilat kanë qenë pranë vilës që është djegur gati plotësisht.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

6 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)

Zjarr tek Shkëmbi i Kavajës, rrezikohen dy banesa burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›