E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarre masive në Evropë, Franca, Spanja, Gjermania dhe Britania në luftë me flakët

Vendet në të gjithë Evropën po luftojnë me zjarre masive ndërsa një valë e re temperaturash të larta kanë përfshirë kontinentin. Zjarfikësit në Francë, Spanjë, Gjermani dhe Britani po luftojnë me flakët në përpjekje për të shmangur humbjet e jetës dhe dëmet.

Temperaturat e larta në Francë përhapën flakët në rajonin Landes, duke çuar në evakuimin e qindra banorëve dhe pushuesve. Zjarri, që nga e enjtja, ka djegur rreth 1,500 hektarë pyll, thanë autoritetet, ndërsa nga fillimi i verës rreth 500 persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarre.

Në Gjermani, në rajonin Eifel, në kufi me Belgjikën, 1,400 zjarrfikës u angazhuan për të vënë nën kontroll një zjarr pyjor, i cili ka detyruar rreth 2 mijë persona të evakuohen nga Hurtgenwald.

Në Belgjikë, flakët, që përfshinë një park natyror në lindje të vendit, kanë shkatërruar pothuajse 800 hektarë pyll, duke detyruar autoritetet të kërkojnë përforcime zjarrfikësish nga e gjithë Belgjika dhe Gjermania fqinje.

Në Spanjë, zjarrfikësit po punojnë për të vënë nën kontroll flakët në Aragon, të cilat kanë çuar në evakuimin e më shumë se 1 mijë banorëve.

Pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi ditën më të nxehtë të vitit të enjten, zjarret masive dogjën disa shtëpi në West Midlands. Mbi 1 mijë vatra zjarresh pyjore janë regjistruar në Angli dhe Uells këtë vit, bënë të ditur autoritetet britanike.

Shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike, Copernicus, paralajmëroi në parashikimin e tij javor për kushte ekstreme në një zonë të gjerë të Evropës Qendrore dhe Lindore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›