Zjarre në Portugali, autoritetet ndërpresin pushimet
Në përfundim të një takimi dyorësh me zyrtarët e luftës kundër zjarreve, ata vlerësuan lart efektshmërinë e mjeteve të vëna në veprim.
Presidenti Anibal Cavaco Silva, u bëri thirrje portugezëve për vigjilencë, si për shmangien e sjelljeve të rrezikshme ashtu edhe për denoncimin e zjarreve.
Autoritetit kombëtar i Pyjeve, njofton se zjarret kanë shkatërruar 19 346 hektarë pyje dhe shkurre nga janari deri në fund të korrikut, ndërsa sipas vlerësimeve satelitore të publikuara sot në faqen e internetit të sistemit evropian të informimit për zjarret në pyje, në Portugali janë djegur më tepër se 50 000 hektarë në periudhën 1-12 gusht.
Kryeministri Jose Socrates kujtoi se pavarësisht numrit të madh të zjarreve të rinj, sipërfaqja e zonës së djegur është dukshëm më e vogël nga ajo e regjistruar në vitin 2003 (425 000 hektarë të djegur) dhe në vitin 2005 (338 000 hektarë të djegur).