E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret/ Mbrojtja: 5 vatra zjarri aktive në vend, situata më e ngarkuar në Dibër

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 10 vatra zjarri. Prej tyre, 5 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht.

Sipas informacionit të përditësuar në orën 14:00, situata më problematike paraqitet në qarkun e Dibrës, ku aktive mbeten vatrat në Vajkal, Lundre, Ballenjë dhe në brezin Bershi–Kurdari–Patinë.

Në Lundre, për shkak të erës dhe sipërfaqes së konsiderueshme pyjore, janë angazhuar 20 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore; aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vajkal janë angazhuar 20 forca MZSH dhe 20 efektivë të FA, ndërsa në Ballenjë zjarri vijon në një sipërfaqe pyjore brenda zonës së mbrojtur.

Në Dajt, drejt Qafë-Priskës, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me angazhimin e 15 forcave zjarrfikëse, 9 forcave të AdZM dhe 20 efektivëve të FA; nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Korçë, vatra në Qafën e Lugut është nën kontroll. Në Elbasan, zjarri në malin e Dardhës është shuar plotësisht, ndërsa në malin e Qukësit vijon mbikëqyrja.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar gjithsej 70 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Situata vijon të monitorohet, ndërsa sipas raportimeve nuk evidentohen zona të banuara në rrezik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›