E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret: Moska pret reshjet, retë mbulojnë satelitët

Megjithatë Rusia qendrore vazhdon të jetë e mbuluar nga një shtresë e dendur me re, aq sa nuk duket më nga satelitët amerikanë “Toka” dhe “Uji”. Sipas imazheve të satelitëve, vatrat e zjarreve janë pakësuar nga 371 në 218, njoftoi agjencia e lajmeve Ria Novosti që citon Nadhiezda Pupishevën, zëdhënës i shoqërisë ruse Scanex, e cila merret me të dhënat e dy satelitëve.

“Retë që mbulojnë Rusinë qendrore nuk i kanë lejuar spektromatësit Modis të satelitëve “Toka” dhe “Uji” për të identifikuar pikat e nxehta në rajonet e Riazan, Nizhni Novgorod, Moskë dhe Vladimir”, shpjegoi Pupisheva.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›