E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 43 të vdekur nga një sulm kamikaz

Sipas një zyrtari të Mbrojtjes, rreth orës 07:30 (04:30 GMT) një atentator vetëvrasës hodhi në erë një jelek të mbushur me eksploziv në mjediset e jashtme të ndërtesës së vjetër të Ministrisë së Mbrojtjes, në Bab-Mouazam, në qendër të Bagdadit.

“Dyzet e tre persona humbën jetën, kryesisht rekrutë”, shtoi ai. Ndër të vdekurit janë edhe ushtarët që ruanin ndërtesën. Ky është sulmi më i rëndë që prej atij të 18 korrikut në Radwaniya, 25 kilometra në jug të Bagdadit, kur një atentator vetëvrasës veproi në të njëjtën mënyrë duke shkaktuar 45 viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›