Zjarret ne Kaliforni permiresohet situata

Vazhdojnë prej 11 ditësh zjarret në Kaliforni. Situata është disi më e përmirësuar orët e fundit dhe pse dëmet e lënë pas janë të pallogaritshme. Sipas departamentit të pyjeve zjarret kanë shkrumbuar me mijëra hektarë të parkut të famshëm Josemit, duke kërcënuar njëkohësisht me mijëra banesa, dhe duke shkaktuar ndërprerjen me ujë të pijshëm të San Franciskos. Aktualisht zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë rreth 20 për qind të zjarrit, por një ndihmë e mëtejshme pritet dhe nga ndryshimi i kushteve metereologjike, si dhe një rënie e konsiderueshme e temperaturave.