E Shtunë, 31 Tetor 2026

DSHP bllokon lokalin ku u helmuan 250 dasmore

I eshte vene dryni lokalit ku u helmuan rreth 250 dasmore. DSHP ne Fier ka bllokuar ambjentet ne Gorishove dhe po prêt pergjigjen e analizave te ushqimit qe eshte perdorur ne dasmen e se henes. 
Helmi masiv ka vene ne levizje strukturat e shendetit public ne Fier, per te gjetur shkakun e ngjarjes. 
Nga vete te demtuarit po flitet se shkak i helmimit ka qënë mbajtja e mishit të sapo gatuar në një enë të mbyllur. Ky veprim sipas kuzhinierve të lokaleve të zonës shkakton atë që quhet intoksikim i mishit nga nxehtësia. 
Ka te dhena se nje nate me pare se te shtrohej dreka per dasmoret, mishi eshte mbajtur per gjate gjithe nates i mbyllur dhe diten tjeter para se te servirej eshte nxehur perseri. 
Por megjithate jane rezultatet e analizave nga DSHP ato qe do të zbardhin shkakun e vertetë të ketij helmimi në Gorishovë. 
Të hënën në mëngjes qindra persona u shtruan në spital me siptomat e helmimit nga ushqimi. Midis tyre ishin dhe dhjetra femije. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›