E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarret në Kanada, retë e tymit mbërrijnë në Detin Jon

Tymi i dendur nga zjarret që kanë djegur miliona hektarë tokë në Kanada arriti në Greqi të premten (30qershor).  Përqendrimet e larta të tymit ishin të dukshme në troposferën e mesme dhe të sipërme të Detit Jon dhe Kretës sipas imazheve satelitore të NASA-s.

Në fakt, sipas meteorologëve grekë, tymi ishte aq i dendur sa reduktoi rrezatimin diellor në hyrje që arrin në tokë në pjesë të Kretës Perëndimore deri në 10%.

Qindra zjarre kanë përfshirë të gjithë Kanadanë, ku në Montreal situata është kritike për shkak të tymit.

Kanadaja është e kërcënuar nga zjarret që kanë djegur më shumë se 74 milionë hektarë që nga janari i kaluar./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›