E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodër/ I vendosën tritol garazhdit të një personi, policia shpall në kërkim 2 autorët

Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme (29 qershor) në Shkodër, ku u vendos lëndë plasëse në derën e garazhit të një personi.

Policia ka shpallur në kërkim 2 autorët e ngjarjes, 27-vjeçarin S.M., dhe bashkëmoshatarin e tij Z.M, të shpallur në kërkim edhe më parë për ngjarje të tjera kriminale.

Dy autorët pasi kanë vendosur lëndën plasëse në garazhin e A.U., janë larguar me një motomjet të vjedhur pak para ngjarjes.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›