E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode Zhvillimet ne buxhet jane sipas te gjitha parashikimeve

Po i lë financat në rregull…

Si për të siguruar qeverinë e ardhshme, ministri i Financave Ridvan Bode shpjegoi se zhvillimet në buxhet kanë qenë brenda planifikimeve të bëra më parë.
Këtë vit borxhi i qeverisë ka qenë i lehtësuar nga norma më të ulëta interesi.

Ky nuk është një vit i lehtë, pasi efektet e krizës financiare ndikuan në uljen e shpenzimeve private e të konsumit. E pikërisht për këtë të ardhurat buxhetore ishin sa 94% e të ardhurave të parashikuara nga qeveria për 7 mujorin e parë të këtij viti.
Ministri kujtoi ndërkohë që në mosrealizimin e plotë të të ardhurave ndikuan edhe vendimet e marra nga qeveria këtë pranverë për të lehtesuar biznesin në importin e makierive dhe tregtinë e materialeve të ndërtimit, të cilat u përjashtuan nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›