Liga e Europes Skenderbeu mundet vetem 0-1 ne Ukraine

Skënderbeu u mund 0-1 në Ukrainë në fushën e Çornomorecit të Odesës, në ndeshjen e parë të Ligës së Europës, në fazën e plej ofit.
Kampionët e Shqipërisë pësuan gol në minutën e 75-të, autor i të cilit ishte Gai.
Vendasit luftuan fort, por skuadra e Josës u mbajt mirë dhe mund të kishte marrë edhe barazimin.
Dy lojtarët shqiptarë të Çornomorecit, Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli, nuk luajtën për ukrainasit në këtë ndeshje.