Zjarret përfshijnë 7 shtete në SHBA

Më shumë se 32 mijë persona janë larguar nga qyteti i dytë më të madh i Kolorados, për shkak të zjarreve që kanë goditur zonën përreth së bashku me gjashtë shtete të tjera amerikane.
Trafiku dhe tymi i dendur bllokuan rrugët, ndërsa njerëzit përpiqeshin të linin Kolorado Springs dhe një akademi të Forcave Ajrore aty pranë.
Urdhrat për evakuim janë lëshuar për pjesën më të madhe të qyteteve, pasi zjarri u dyfishua në madhësi, teksa kaloi mbi 62 kilometra katrorë. Rreth 800 zjarrfikës kanë ardhur në ndihmë.
Presidenti Barack Obama do të udhëtojë në zonat e prekura ditën e premte.
Zjarret përfshinë edhe Montanën, Wyoming, New Mexicon, Arizonën, Californinë dhe Utah.
Në Utah, një trup u gjet mes rrënojave dhe hirit të shkaktuar nga flakët në jug të Salt Lake Cityt.