Kontrabanda në Rinas, pranga tre tregtarëve
Kanë arritur të manipulojnë
doganierët, por nuk i kanë
shpëtuar antikrimit ekonomik,
që i ka vënë në pranga. Tre
tregtarë, duke shfrytëzuar njohjet
që kishin me doganierët e Rinasit
kanë mundur të kalojnë sasi të
madhe me veshje, pa paguar
asnjë kacidhe, por sapo kanë
udhëtuar disa kilometra, janë
ndaluar nga antikrimi ekonomik
i Tiranës dhe kanë përfunduar
në qeli. Bëhet fjalë për operacionin
e koduar "Blu Xhins", i
realizuar dy ditë më parë, në
vendin e quajtur Qafë-Kashar.
Pikërisht aty u ishte zënë "pritë"
nga policia tre tregtarëve, që
kishin mbushur mjetet e tyre me
veshje të ndryshme. Gjatë kontrollit,
ata nuk kanë mundur të
justifikojnë rrobat e ndryshme
të importuara, pasi nuk kishin
asnjë dokument përkatës. Në
këto kushte, policia e kryeqytetit
ka vënë në pranga Albert Dacin,
35 vjeç, Dedë Gjonin, 52 vjeç
dhe Sinan Dokun, 59 vjeç.
Sipas Drejtorisë së Policisë
së Tiranës, operacioni u zhvillua
paraditen e së enjtes. Tre
tregtarët e lartpërmendur kishin
importuar veshje të ndryshme
nga shtete të ndryshme, por më
së shumti nga Turqia. Mësohet
se këtë "tregti" e kryenin prej
kohësh, por vetëm pak javë më
parë ishte marrë informacion se
ata i sillnin veshjet në mënyrë
kontrabandë. Kështu, antikrimi
ekonomik ka nisur një hetim
për ta dhe ka pritur finalizimin
me arrestimin e të treve. Në Rinas,
të arrestuarit njihnin disa
doganierë. Kështu, në turnin
kur të njohurit e tyre ishin në
shërbim, ata llogarisnin kohën
për të kaluar veshjet. Nëpërmjet
njohjeve, pasi policia nuk ka
fakte se ka të bëjë me korrupsion,
i fusnin këto veshje pa
paguar asnjë taksë. Edhe dy ditë
më parë, ata kanë shfrytëzuar
njohjet që kishin me doganierët
Julian Mehaj dhe Jolanda Jani,
përkatësisht 38 dhe 46 vjeç. Por,
një gjë të tillë, tregtarët nuk e
kanë pranuar. Pas shoqërimit të
tyre dhe sekuestrimit të mallit,
ata janë marrë në pyetje veçmas
nga oficerë të policisë gjyqësore
në lidhje me aktivitetin e
paligjshëm. Të tre kanë deklaruar
se i kishin kaluar mallrat në
aeroportin "Nënë Tereza" në
Rinas pa probleme, pasi nuk
e dinin se duhet t‘u nënshtroheshin
taksave në doganë.
Madje, ata janë shprehur se një
veprim të tillë e kanë kryer edhe
herët e tjera. Gjithashtu, në pyetje
janë marrë edhe doganierët,
të cilët kanë dhënë shpjegimet
e tyre përkatëse për këtë rast.
Në përfundim të hetimeve
të drejtuara nga prokurori i
çështjes është vendosur që
tregtarët Daci, Gjonaj dhe Doku,
të arrestohen nën akuzën "tregtim
dhe transportim të mallrave
mungesë provash, policia ka
lënë për procedim në gjendje
të lirë dy doganierët për shpërdorim
detyre. Në përfundim
të hetimeve, policia ka arritur
të zbulojë se veshjet vinin nga
Turqia me qëllim për tregtimin
e tyre në vendin tonë. Madje,
rrobat do dërgoheshin te "Tregu
i Uzinës", në rrugën "5 Maji". Veç
këtyre informacioneve, policia
vuri në dukje se një nga të arrestuarit,
pikërisht Sinan Doka,
ka qenë i proceduar edhe më
parë nga seksioni i antikrimit
ekonomik për veprën penale të
"Tregtimit dhe transportimit të
mallrave kontrabandë.
doganierët, por nuk i kanë
shpëtuar antikrimit ekonomik,
që i ka vënë në pranga. Tre
tregtarë, duke shfrytëzuar njohjet
që kishin me doganierët e Rinasit
kanë mundur të kalojnë sasi të
madhe me veshje, pa paguar
asnjë kacidhe, por sapo kanë
udhëtuar disa kilometra, janë
ndaluar nga antikrimi ekonomik
i Tiranës dhe kanë përfunduar
në qeli. Bëhet fjalë për operacionin
e koduar "Blu Xhins", i
realizuar dy ditë më parë, në
vendin e quajtur Qafë-Kashar.
Pikërisht aty u ishte zënë "pritë"
nga policia tre tregtarëve, që
kishin mbushur mjetet e tyre me
veshje të ndryshme. Gjatë kontrollit,
ata nuk kanë mundur të
justifikojnë rrobat e ndryshme
të importuara, pasi nuk kishin
asnjë dokument përkatës. Në
këto kushte, policia e kryeqytetit
ka vënë në pranga Albert Dacin,
35 vjeç, Dedë Gjonin, 52 vjeç
dhe Sinan Dokun, 59 vjeç.
Sipas Drejtorisë së Policisë
së Tiranës, operacioni u zhvillua
paraditen e së enjtes. Tre
tregtarët e lartpërmendur kishin
importuar veshje të ndryshme
nga shtete të ndryshme, por më
së shumti nga Turqia. Mësohet
se këtë "tregti" e kryenin prej
kohësh, por vetëm pak javë më
parë ishte marrë informacion se
ata i sillnin veshjet në mënyrë
kontrabandë. Kështu, antikrimi
ekonomik ka nisur një hetim
për ta dhe ka pritur finalizimin
me arrestimin e të treve. Në Rinas,
të arrestuarit njihnin disa
doganierë. Kështu, në turnin
kur të njohurit e tyre ishin në
shërbim, ata llogarisnin kohën
për të kaluar veshjet. Nëpërmjet
njohjeve, pasi policia nuk ka
fakte se ka të bëjë me korrupsion,
i fusnin këto veshje pa
paguar asnjë taksë. Edhe dy ditë
më parë, ata kanë shfrytëzuar
njohjet që kishin me doganierët
Julian Mehaj dhe Jolanda Jani,
përkatësisht 38 dhe 46 vjeç. Por,
një gjë të tillë, tregtarët nuk e
kanë pranuar. Pas shoqërimit të
tyre dhe sekuestrimit të mallit,
ata janë marrë në pyetje veçmas
nga oficerë të policisë gjyqësore
në lidhje me aktivitetin e
paligjshëm. Të tre kanë deklaruar
se i kishin kaluar mallrat në
aeroportin "Nënë Tereza" në
Rinas pa probleme, pasi nuk
e dinin se duhet t‘u nënshtroheshin
taksave në doganë.
Madje, ata janë shprehur se një
veprim të tillë e kanë kryer edhe
herët e tjera. Gjithashtu, në pyetje
janë marrë edhe doganierët,
të cilët kanë dhënë shpjegimet
e tyre përkatëse për këtë rast.
Në përfundim të hetimeve
të drejtuara nga prokurori i
çështjes është vendosur që
tregtarët Daci, Gjonaj dhe Doku,
të arrestohen nën akuzën "tregtim
dhe transportim të mallrave
mungesë provash, policia ka
lënë për procedim në gjendje
të lirë dy doganierët për shpërdorim
detyre. Në përfundim
të hetimeve, policia ka arritur
të zbulojë se veshjet vinin nga
Turqia me qëllim për tregtimin
e tyre në vendin tonë. Madje,
rrobat do dërgoheshin te "Tregu
i Uzinës", në rrugën "5 Maji". Veç
këtyre informacioneve, policia
vuri në dukje se një nga të arrestuarit,
pikërisht Sinan Doka,
ka qenë i proceduar edhe më
parë nga seksioni i antikrimit
ekonomik për veprën penale të
"Tregtimit dhe transportimit të
mallrave kontrabandë.