E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarrfikësja e Shkodrës me një automjet të ri dhuratë nga Belgjika

Me automjetin e ri të dhuruar shkon në 9 numri i mjeteve që administron reparti zjarrfikës në Shkodër, duke lehtësuar përballimin e situatave të zjarreve.

“Na ka ardhur një mjet i ri nga Belgjika ku e çon në 9 numrin e mjeteve që janë në operim për shuarjen e zjarrit. Ka ardhur dhe pajisja që shërben për ndërhyrjen e aksidenteve gjithashtu uniforma zjarri dhe aparate frymëmarrje”, tha Drejtori i MZSH Shkodër, Agim Ponari.

 Ponari tregon se vetëm gjatë ditës së djeshme janë fikur 12 raste zjarri në zona të ndryshme.

“Zjarrin po e kape në kohë nuk arrin të përhapet, vetëm dje kemi pasur 12 raste zjarri dhe i kemi kapur në kohë”, u shpreh Agim Ponari.

Aktualisht reparti zjarrfikës në Shkodër po u vjen në ndihmë edhe malësisë së madhe dhe Lezhës në shuarjen e flakëve në zonën e Shëngjinit. Ndërkohë që automjeti I ri I ardhur do të jetë në njësinë e parë për shkak të gjendjes optimal që ai ka.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›