E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri del jashtë kontrollit në Madhesh të Matit, evakuohen dy familje

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në pyjet e larta të Trodhnës, në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat, duke rrezikuar banesa dhe stane bagëtish. Për shkak të përhapjes së flakëve, dy familje janë evakuuar nga Policia dhe strukturat e Bashkisë Mat, ndërsa në rrezik ndodhen edhe dy stane bagëtish.

Situata paraqitet problematike për shkak të terrenit dhe përhapjes së flakëve. Ndërkohë, një blegtor, i cili ka në pronësi rreth 100 krerë gjedhë, nuk ka pranuar ta largojë tufën nga zona e rrezikut, pavarësisht situatës së krijuar. Forcat në terren vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij drejt zonave të banuara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›