Seria A fillon sot ndeshjet
Ai që quhej dikur kampionati më i bukur në botë do të nisë sezonin e ri sot në orën 18:00.
Seria A fillon me një Verona-Milan, ndërsa në 20:45, Sampdoria e Juventus do të zbresin në fushë në stadiumin “Marasi” të Gjenovës.
Kuqezinjtë janë favoritë për fitore dhe do të luajnë me treshen e sulmit, El Sharaui-Baloteli-Niang. Vetëm një ndryshim në krahasim me Championsin.
Alegri kërkon të niset sezoni me fitore, ndryshe nga vjet dhe suksesi do t’i dedikohej presidentit Berluskoni që po kalon momente të vështira.
Veçse, Milani duhet të ruhet nga treshja ofensive vendase e pëbërë nga Jankoviç, Toni dhe Gomez.
Në “Marasi”, Juventusi u mund vjet në fund të kampionatit, por në një ndeshje që nuk kishte vlerë për renditjen.
Trajneri Konte do të luajë me skemën e tij të zakonshme 3-5-2, ku në sulm do të jenë Vuçiniç e Tevez.
Juventus pret ta fitojë betejën në mesfushë ku janë Pogba, Pirlo dhe Vidal.
Nesër do të luhen takimet e tjerë të javës së parë. Në orën 18:00, Interi pret Xhenoan në “San Siro”, ndërsa në orën 20:45 takimet më interesante janë Lacio-Udineze, Napoli-Bolonja apo Livorno-Roma.