E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarri në Bulqizë, prefekti Shehu për ATSH-në: 30 ha pyje të përfshira nga flakët, FA në terren

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Flakët e zjarrit kanë përfshirë “Pyllin e lopës” në fshatin Ternovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë.

Prefekti i qarkut të Bulqizës, Nexhbedin Shehu tha sot për ATSH-në se “zjarri i rënë prej 7 ditësh, gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme vatra e zjarrit është zgjeruar shumë, e ndihmuar nga era e fortë”.

“Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri i kalon 30 ha me pyje pishe e ahu. Edhe sot janë angazhuar rreth 25 forca të bashkisë dhe 25 efektivë të Forcave të Armatosura, por siç duket nga shtrirja e madhe e perimetrit të zjarrit dhe tymit të madh që nuk lejon forcat operacionale t’i afrohen perimetrit të zjarrit, është bërë e pamundur shuarja e zjarrit me forca tokësore”.

“Në kushtet aktuale vetëm nga ajri mund t’i pritet hovi, për të mundësuar izolimin e tij. Momentalisht po i kërkojmë Shtabit të Përgjithshëm mbështetje nga ajri për shuarjen e zjarrit”, tha Shehu.

1 nga 4

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›